Bundesliga

Carlo Ancelotti, në “tryezën” e Bayernit për Krishtlindje!

Disfata në “Parc de Prince” përballë PSG rezultoi fatale për teknikun italian Carlo Ancelotti, pasi klubi gjerman vendosi shkarkimin e tij për ta zëvendësuar me Jupp Heynckens. Nëse në Itali për trajnerët ekziston shprehja “nuk do të hajë dot panettonen e Krishtlindjes”, në Gjermani, sikurse, në vendin tone, shtrohet pyetja “a do të arrijë ta shijojë gjelin e detit?”. Ironia këtu qëndron pikërisht në faktin se shkarkimi i Ancelottit ishte aq i befasishëm sa ka kapur të papërgatitur edhe vetë klubin gjerman, që në kalendarin e përvitshëm zyrtar ka harruar të heqë Ancellotin dhe e ka nxjerrë në shitje pikërisht me të. Ndaj, deshën s’deshën tifozët bavarezë, do t’i festojnë bashkë me Ancelottin festat e fundvitit!

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency