La Liga

Casemiro: Shpresoj të kthehem një ditë, Realin nuk do e ndërroja as në një mijë jetë

Ish-mesfushori i Real Madrid, Casemiro, pas largimit në drejtim të Manchester United, ka përshëndetur mbështetësit e tij te “Los Blancos” përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Kam jetuar historinë më të mrekullueshme që kam menduar ndonjëherë. Shpresoj të kthehem një ditë në atë që do të jetë gjithmonë shtëpia ime. Në një mijë jetë nuk do të mund të të ndërroj ty Real Madrid dhe gjithçka që më ke dhënë. Përgjithmonë… Hala Madrid!”-shkruan 30-vjeçari.

Casemiro fitoi me madrilenët 18 trofe në total, ku bien në sy pesë Champions League. Ndërsa, nga transferimi i Casemiros te “Djajtë e Kuq” Reali përfiton plot 70 milionë euro plus bonuse.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency