Futboll

Cassano gjen skuadër? Vetëm Messi është më i mirë se unë

Sulmuesi i njohur italian, Antonio Cassano duket se është shumë pranë rikthimit në futbollin e luajtur, pas një ndërprerjeje prej më tepër se një sezoni, që kur u largua nga Sampdoria në verën e 2017-ës.

Cassano tentoi të luajë sezonin e kaluar, teksa filloi edhe stërvitjen me skuadrën e Veronës, por për arsye të pashpjeguara asnjëherë qartësisht, u largua pas vetëm pak ditësh stërvitje.

Pasditen e sotme, rreth orës 14:00 Cassano u paraqit në qendrën stërvitore të skuadrës së Virtus Entellës dhe kreu seancën e parë nën monitorimin e mjekëve dhe trajnerit të ekipit.

Virtus Entella ra në Serinë C vitin e kaluar, kur kishte në organikë edhe dy lojtarët shqiptarë Azdren Llullaku dhe Naser Aliji, por nesër pret një vendim gjykate për t’u rikthyer të luajë në Serinë B.

Cassano ka shkuar në provë te kjo skuadër dhe vetëm pasi të verifikohet mirë gjendja e tij sportive, do të jepet miratimi nga presidenti, nëse do t’i ofrohet një kontratë apo jo.

“Sot ka qenë një ditë shumë e rëndësishme për mua, pasi mezi prisja të rikthehesha e të stërvitesha dhe falënderoj presidentin Gozzi, që më dha mundësinë. Dua të rikthehem të luaj për gruan tim dhe fëmijët e mi. Nuk ka më probleme në dhomat e zhveshjes dhe në fushë, pasi tani jam një tjetër njeri. Fëmijëve të mi u kam thënë që të bëhen më të mirë se unë dhe më i mirë se unë është vetëm Lionel Messi”, deklaroi Cassano.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency