Cassano: Icardi bën çfarë të dojë, sot kualifikohet Interi
Ish sulmuesi i njohur italian, Antonio Cassano ishte i ftuar në një emision sportiv në Itali, ku foli për futbollin dhe veçanërisht për ish skuadrën e tij, Interin, duke komentuar edhe polemikat rreth kapitenit Icardi.
“Icardi mund të bëjë çfarë të dojë në kohën e tij të lirë. Kishte shkuar në Madrid me bashkëshorten, ashtu siç mund të kishin shkuar për një darkë diku tjetër. Shpresoj që të shënojë dy gola ndaj PSV-së dhe t’u mbyllë gojën llafazanëve”, tha Cassano.
Zikaltrit do të përballen sonte me PSV-në, por fitorja mund të mos mjaftojë, nëse Tottenhami arrin të triumfojë ndaj Barcelonës, megjithatë Cassano ka besim te katalanët dhe te Lionel Messi, ndaj thekson se Interi do të kualifikohet më tej.
“Besoj te triumfi i Barcelonës, pasi skuadrat e mëdha nuk i njohin “biskotat”. Jam i bindur se Interi do të kualifikohet, ndërsa Napoli do të ketë shumë të vështirë në Liverpool”, tha Cassano.



