Futboll

Cassano-show në Instagram: Isha më i bukur se Beckham, i kërkoj falje Capellos

Ndërkohë që është i izoluar për shkak të koronavirusit, ashtu si pjesa më e madhe e Italisë, Antonio Cassano ka vendosur të bashkëbisedojë me fansat, nëpërmjet një interviste të dhënë në Instagramin e tij, ku nuk kanë munguar përgjigjet “pikante”.

Marrëdhëniet me Capellon… – Me Don Fabion bëra një nga përgatitjet verore më të mira të karrierës dhe arrita peshën 82 kg. E nisa shumë mirë sezonin te Reali, duke luajtur titullar në dy takimet e para, por në të tretën ai më la në stol që të çlodhesha. Megjithatë unë u acarova dhe prisha gjithçka. Ndonëse shumë kohë me vonesë, i kërkoj falje Capellos për sjelljen time.

Beckham… – Ishte një futbollist i madh, por mbi të gjitha një njeri i madh. Të gjithë e njihnin natyrën e tij prej “Rock Star”-i, por unë isha më i bukur (Qesh).

Ronaldo… – Një jashtëtokësor. Mjafton të kujtoni që te Reali ishte Van Nistelroy, një sulmues shumë i madh, pro që rrinte në stol prej “Fenomenit.

Guardiola… – Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, pasi kemi qenë një vit bashkë te Roma. Para disa kohësh isha në Monaco dhe po darkoja në katin e tretë të një hoteli, kur dëgjova të më thërrisnin emrin disa herë. Ishte Pep, që më përshëndeti dhe donte t’u tregoja të tjerëve rrëmujën që bënim te Roma. Është një njeri dhe trajner i madh. Aftësia e tij më e madhe është që t’i bëjë futbollistët e mëdhenj, të ndjekin idetë e tij.

Idhulli… – Marselo Bielsa! Nëse një ditë do të bëhem Drejtor Sportiv, do të bëj gjithçka at sjell në skuadrën time. Ai është një revolucionar në futboll, një njeri i disiplinuar dhe me personalitet. Do të më pëlqente të punoja me të.

Koronavirusi… – Më qan zemra për Italinë dhe atë që po ndodh. Shumë njerëz janë në vështirësi të mëdha ekonomike, ndaj qeveria duhet të bëjë punën e saj në këto momente të vështira. Mjaft më me thashetheme, tani duhet kaluar te faktet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency