Ligue 1

Cavani mbyll çështjen: Neymar? Gjëra që ndodhin…

Edinson Cavani shuan zjarrin. Pas atij episodi aq shumë të përfolur e mediatizuar mes uruguajanit dhe brazilianit Neymar, mbi momentin e gjuajtjes së penalltisë në sfidën me Lion, sulmuesi i Paris Saint Germain deklaron se tashmë klima është e qetë dhe mes tyre nuk ka më tension. Nga grumbullimi me Kombëtaren e Uruguait dy ditë para sfidës me Venezuelën, e vlefshme për kualifikimin në Botërorin  Rusi 2018, 30 vjecari saktësoi:

 «Janë gjëra që ndodhin në futboll. Bëhet fjalë për episode, që më pas marrin përmasa të tjera nga media, që i fryn  e i zmadhon ato. Sidoqoftë e rëndësishme është që gjithçka të sqarohet në dhomat e zhveshjes.”

Situata të tilla kanë zgjidhje dhe e rëndësishme është që ish bomberi i Napolit duket se i ka vënë kapak kësaj historie. Gjithcka, nisi në 17 shtator në sfidën përballë Lionit, e cila përfundoi me rezultatin 2-0 në vafor të PSG, ku Neymar dhe Cavani u panë duke debatuar se cili do të gjuante penalltinë. Tashmë duket se dy amerikanojugorët kanë një bashkëjetesë të qetë në klubin nënkampion të Francës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency