La Liga

Cavani transferohet në La Liga, bie hipoteza e rikthimit në Itali

Edinson Cavani do të vazhdojë karrierën në Spanjë. Sulmuesi uruguaian përfundoi kontratën me Manchester United, ekip ku nuk luajti aq sa kishte menduar në dy vitet e fundit.

“El Matador” ka firmosur deri në verën e vitit 2025 me Villarealin sipas raportimeve të Mundo Deportivo. 35-vjeçari kishte oferta edhe nga Serie A, por ka vendosur të provojë aventurën e parë në La Liga.

Cavani pritet t’i sjellë gola dhe eksperiencë skuadrës së Unai Emery, që vitin e kaluar fitoi Europa League. Një përforcim i rëndësishëm për “nëndetësen e verdhë”, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Conference League.

Bomberi i njohur latin, autor i 58 golave me kombëtaren e Uruguait, pritet të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Villarealit, teksa shpreson të mbërrijë në formë sa më të mirë në Botërorin Katar 2022, që fillon më 21 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency