Kategoria Superiore

Çdo e keqe e ka një të mirë, Luftëtari i ri mund të rezultojë një burim talentesh!

Çdo e keqe sado e rëndë dhe sado pesimizëm të krijojë tek njeriu thellë thellë ka diçka të mirë, nga ku mund të rinisësh për t’u ringritur në këmbë. Nuk është e thjeshtë kërkon forcë karakteri, por mbi të gjitha besim. Nga besimi tek talentët në moshë të vogël por kërkon të rifillojë këtë jetë të re Luftëtari. 2 nga 3 sezonet pas ngjitjes në Superiore kanë qënë përrallore për klubin gjirokastrit, madje u shkruajt edhe historia duke shkuar në kualifikueset e Europa Leagues, tashmë edhe pse ka kaluar pak kohë duket se jemi në një tjetër shekull, në një tjetër epokë. Dorëheqja e presidentit Tavo, problemet finanaciare, largimi i futbollistëve titullarë, kanë bërë që gjithçka të nisë nga 0.

Duke e parë në këtë pikëpamje të krijohet përshtypja se nuk ka dritë në fund të tunelit, por në fakt nuk është kështu. Trajneri Klevis Dalipi nuk ka përvojë shumë si trajner i parë, por ka eksperiencë pa fund si futbollist dhe ka stërvitur skuadra grupmoshash, elbasanasit nuk i mungon nuhatja për të kuptuar se cilët të rinj mund të shpërthejnë në këtë sezon tek Luftëtari, do të ketë edhe disa lojtarë me përvojë, rikthehet Fili dhe vijonë bisdeimet me  Rapon e Ymerajn, por kryesore është rritja e të rinjve dhe zbulimi i talentëve që ndoshta deri më tani nuk kanë pasur shansin të tregojnë cilësitë e tyre, nuk po kërkojmë të bëjmë asnjë krahasim sepse do të ishte i pavënd, por kush i njihte tre vite më parë, Kristal Abazajn, Albano Aleksin, Behar Ramadanin, Eduart Rrocën e Donald Rapon?!

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency