La Liga

Celta Vigo “ha” trajnerë, shkarkohet Miguel Cardoso, ja kush e pason!

Humbja ndaj Eibar rezultoi fatale për trajnerin e Celta Vigos Miguel Cardoso, i cili u zëvendësua menjëherë nga drejtuesit e klubit, që emrënuan në krye të skuadrës Fran Escriba. Pas shkarimit në nëntor të Antonio Mohamed, 46-vjeçari Cardoso mori drejtimin e skuadrës galiciane, por pa arritur rezultatet e pritura prej tij duke koleksionuar vetëm 3 fitore në 14 ndeshje. Aktualisht Celta Vigo renditet në vendin e 17-të me 25 pikë të grumbulluara, me vetëm 3 pikë më shumë se Villareali që militon në zonën e ftohtë të tabelës. Me Escriba në krye drejtuesit shpresojnë në përmirësimin e rezultateve, pasi ai në sezonin 2016-2017 e renditi Villarrealin në vendin e pestë në kampionat.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency