La Liga

Celta Vigo rikthehet pas 16 vitesh te fitorja ndaj Mallorcas

Celta Vigo-Mallorca është vendosur nga kartonët e kuq dhe penalltitë, ndërsa vendasit kanë marrë një fitore emocionuese me rezultatin 4-3 në “Estadio de Balaidos”.

Goli i parë dhe që zhbllokoi rezultatin e takimit ishte ai i Galhardos, që realizoi në minutën e 13’, avantazh i cili që zgjati vetëm 5 minuta, pasi Gonzales do të barazonte për Mallorcan. Megjithatë rezultati i fraksionit të parë u vendos nga Suarez, që i dhuroi golin e dytë “bluve” në minutën e 25’.

Pjesa e dytë do të ishte me intensive, ndërsa rezultatet do të merrnin tjetër rrjedhë. Një autogol I Aidoos në minutën e 49’ do t’i jepte barazimin “piratëve”.

Megjithatë në minutën e 61’ Aspas do t’i rikthente sërish avantazhin Celta Vigos dhe ndeshja do të vijonte me rezultatin 3-2 deri në minutën e 86’, moment kur fati i ndeshjes do të varej nga kartonët e kuq dhe penalltitë.

Ishte pikërisht minuta e 86’ kur kapiteni i vendasve Mallo doli jashtë me të kuq dhe la skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushën e lojë, ndërsa Mallorca barazoi me penalltinë e realizuar nga Sevilla në minutën e 87’.

Fati ishte me vendasit, të cilët pas një ndërhyrje të gabuar nga Valjent në minutën e 90+6, fituan një penallti, ekzekutimin e së cilës e mori përsipër Aspas, duke realizuar në minutën e 90+7 dhe duke i dhuruar fitoren ekipit të tij.

I pranishëm që nga minuta e parë e kësaj sfide, në rolin e titullarit, ishte sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, megjithatë ai ishte thuajse në hije të plotë dhe zhvilloi një ndeshje që la për të dëshiruar.

Pas mbylljes së javës së 27-të Celta Vigo renditet në vend të 10-të të La Ligës me 35 pikë, teksa Mallorca qëndron në pozicionin e 16-të me 26 pikë të grumbulluara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency