Celtic i jep leje, Brendan Rodgers nis bisedimet me Leicesterin
Brendan Rodgers është gjithnjë e më pranë Leicester City-t. Celtic Glasgow, klubi aktual ku po drejton trajneri irlandezoverior, e ka lejuar pas një ngurrimi të momentit, që të nisë bisedimet me klubin e Premier League-s, që është në kërkim të njeriut të duhur për të zëvendësuar francezin Claude Puel, i shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta.
“Për Brendan kjo është një mundësi të cilën nuk dëshiron ta humbasë,” – shkruan në një komunikatë klubi skocez. Ndërkohë, Celtic Glasgow-n, në ndeshjen e radhës ndaj Hearts do ta drejtojë John Kennedy. Në Skoci, që nga vitit 2016 Rodgers ka fituar dy tituj kampion, tre Kupa të Ligës dhe dy Kupa të Skocisë. Në Premier League ka drejtuar Watfordin, Readingun, Swansea-n dhe në fund, para se t’i bashkohej Celtic-ut, Liverpoolin.



