Çështja Garre/ City fiton në CAS, nuk rrezikohet merkatoja
Manchester City e ka kaluar me sukses testin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), ku u shqyrtua akuza për nënshkrimin para kohe të kontratës me 16-vjeçarin argjentinas, Benjamin Garre.
Klubi anglez rezultoi se kishte vepruar sipas të gjitha rregulloreve të UEFA-s dhe FIFA-s, gjatë nënshkrimit me talentin e Velezit, ndaj mori të drejtë në CAS.
Ky vendim është mjaft i rëndësishëm për City-n, pasi në rast se konfirmohej paligjshmëri, skuadrës së Guardiolës do t’i pezullohej merkatoja për sezonin e verës dhe atë të janarit të ardhshëm.



