Featured

“Çfarë bishe, i qëndroj larg në stërvitje”, Pedri i mahnitur nga shoku i ekipit! Barça miraton buxhetin e ri

Barcelona zhvilloi një merkato cilësorë në verë. Emra si Robert Lewandowski, Raphinha, Andreas Christensen, Franck Kessie, Jules Koundes, Hector Bellerin dhe Marcos Alonso mbërritën në “Camp Nou”, duke i shtuar kualitetin dhe mundësitë e zgjedhjes teknikut Xavi.

Pedri, një nga talentet më të mëdhenj të skuadrës katalanase, njëkohësisht lideri i mesfushës, i vlerëson të gjithë, por sidomos njërin. Në prononcimin për Sport.es, 19-vjeçari spanjoll u ndal te Kessie, duke mbetur i impresionuar nga ish-lojtari i Milanit.

Kessie është një bishë, ai është shumë i egër në fushën e lojës. Kur përplaset, kundërshtari fluturon tre metra larg. Në stërvitje preferoj të mos jem pranë tij”, deklaroi Pedri në lidhje me mesfushorin e Bregut të Fildishtë.

Ndërkohë, Bordi Drejtues i Barcelonës ka miratuar buxhetin për sezonin 20022/2023. Shuma kap shifrën 1.255 miliard euro, me drejtuesit spanjollë që kanë parashikuar një fitim prej 274 milionë eurosh në fund të sezonit aktual.

Skuadra është e fortë, luan bukur dhe argëton tifozët, dhe këta të fundit presin rikthimin te trofetë pas disa viteve plot oshilacione. Sa i përket sezonit të kaluar, Barcelona xhiroi 1.017 miliard euro, duke regjistruar një fitim prej 98 milionë eurosh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency