Ç’emocione, fansat e Ajaxit përshëndetin Frenkie de Jong (pamjet)
Ajaxi i Amsterdamit siguroi titullin kampion në Eredivisie 1 javë para përfundimit të kampionatit, pas fitores 4-1 me Utrechtin në “Johan Cruyiff Arena”. Një sukses i merituar për “harkëtarët”, që mrekulluan me futbollin e tyre edhe në Champions, ku u eliminuan në limitet e kohës shtesë nga Tottenhami.
Disa nga “yjet” e Ajaxit do të largohen në klube të tjera të mëdha europiane, një prej të cilëve është Frenkie de Jong, që ka firmosur për Barcelonën. Mesfushori i talentuar, që pikërisht këtë të diel mbushi 22-vjeç, u përshëndet nga tifozët para se të nisë aventurën e re në La Liga. Fansat e Ajaxit krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme dhe emocionuese, në shenjë falënderimi për futbollistin e ri, për gjithçka ka dhënë për ekipin e njohur holandez.



