Serie A

Çfarë fiziku Theo Hernandez, më i miri në stërvitje te kuqezinjtë

Theo Hernandez duket se po ambientohet shpejt me Milanin, lojtari ka impresionuar edhe trajnerin Giampaolo, madje ky i fundit është shprehur se i ka të gjitha mundësitë që brenda pak kohësh të shndërrohet në një ndër lojtarët më të mirë në rolin e tij. Në javën e parë përgatitore që po zhvillojnë kuqezinjtë Theo ishte surpriza më e madhe.

Puna e berë tek Atletico tregon qartë që në aspektin fizik mbrojtësi gëzon formë shumë të mirë. Për momentin, në radhët e kuqezinjve ai është lojtari që  gëzon formën më të mirë fizike. Ka shpejtësi dhe rezistencë dhe ndjek me vëmendje programin e punës. Trajneri Giampaolo ka besim se me fillimin e kampionatit Theo Herndandez nuk do të zhgënjejë askënd dhe se do të jetë një garanci e madhe për prapavijën. Optimizmi nuk mungon, sigurisht është ende herët për të nxjerrë konkluzione, por puna e tij në stërvitje i kënaqur të gjithë. Nëse gjendja fizike do të përputhet edhe me kualitetin teknik, të gjithë do të ngelen të kënaqur.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency