Kategoria Superiore

“Çfarë na mungoi në sulm”, Josa: Të jemi të sinqertë, mund ta pësonim

Laçi e nisi me një barazim 0-0 në Korçë Abissnet Superioren. Bardhezinjtë tentuan deri në fund fitoren, por nuk e çanë dot mbrojtjen vendase. Trajneri i ekipit kurbinas, Mirel Josa foli rreth barazimit pa gola në emisionin “Gol pas Goli”Supersport. Barazimi qëndron sipas Josës, por lojtarët ofensivë duhet të kishin bërë më shumë.

Barazimi nuk më lë shije të mirë. Kishim probleme në ditët e fundit, por skuadra luajti futboll. Duhet t’i kishim zgjidhur më mirë disa situata në pjesën e parë, ndërsa në të dytën u rritëm, por duhet të kishim goditur më shumë portën e Skënderbeut.

Edhe barazimi nuk mund të them se është rezultat i keq, mund ta pësonim te rasti i Mensah. Duhet të jemi konkretë dhe të sinqertë për mënyrën se si luajtëm sot. Tentuam të krijonim më shumë, në përgjithësi jam i kënaqur me lojtarët.

Mund të kishim bërë më mirë në veprimet sulmuese, sidomos në futjen në zonën e Skënderbeut. Unë jam i kënaqur me gatishmërinë e shprehur nga lojtarët. Është ndërruar formacioni në 24 orët e fundit, udhëtuam sot me vetëm 16 lojtarë.

Mënyra e lojës së Mazrekajt është ajo që zhvilloi sot. Ai zhvilloi një lojë të mirë, sidomos në pjesën e dytë, jam i kënaqur me gjendjen fizike dhe ritmin që mbajti deri në fund. Guindo dhe Zarubica mund të bënin më mirë në pjesën e parë. Skënderbeu i ka marrë pikë çdo kundërshtari të fortë në letër”, përfundoi trajneri i Laçit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency