Çfarë ndodhi te Kukësi, Daci: Fitore çliruese, shënoj gola të tjerë për Teutën
Klejdi Daci i dhuroi tre pikë tepër të rëndësishme Teutës, që triumfoi 0-1 përballë Egnatias. Sulmuesi 22-vjeçar, i cili u huazua nga Kukësi te Teuta në merkaton e janarit, foli në “Gol pas Goli” në Supersport rreth ndeshjes së sotme dhe përshtatjes te Teuta.
”Fitorja ishte tepër e rëndësishme, jam i lumtur që shënova golin e fitores. Sot nuk bëhej fjalë për spektakël, tre pikët na çliruan pak. Shpresoj të marr sa më shumë minuta, të luaj sa më shumë, të shënoj gola dhe të ndihmoj ekipin.
Te Teuta ndihem më mirë, pasi jam në fushë. Ambienti dhe çunat janë pozitivë, ndihem shumë mirë këtu. Te Kukësi kam pasur hapësira, por kanë qenë zgjedhje të trajnerit, ashtu e ka menduar. Do jap maksimumin te Teuta”, deklaroi sulmuesi.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



