Ç’fat ka Bayerni, përballë Paderbornit në çerekfinale!
Short mjaft i lehtë për Bayernin e Mynihut në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Kampionët e Bundesligës do të kenë përballë Paderbornin, skuadër që militon në Ligën e Tretë të Gjërmanisë, ku aktualisht mban vendin e dytë dhe është në garë për t’u ngjitur në Bundesligën e Dytë. Çiftet e tjera çerekfinale janë Frankfurt – Mainz, Leverkusen – Bremen dhe Schalke – Wolsburg. Ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohet më 6 dhe 7 shkurt. Finalja e madhe është vendosur të luhet më 19 maj. Nw sfidat çerekfinale është vendosur të përdoret sistemi VAR për episodet më të rëndësishme.
Frankfurt – Mainz
Leverkusen – Bremen
Paderborn – Bayern
Schalke – Wolfsburg



