Challandes: Faleminderit futbollistëve, ndaj Çekisë stonuam në gjithçka!
Humbja me Republikën Çeke ka ulur disi entuziazmin te Kosova por jo besimin për t’u kualifikuar në Euro 2020 pasi dardanët do të luajnë shanset e tyre në play-offin e Nations League. Në përfundim të sfidës ndaj çekëve trajneri Bernard Challandes falenderoi futbollistët për formën që kanë treguar në këto eliminatore por jo për paraqitjen ndaj Republikës Çeke.
“Kemi parë një skuadër si Kosova që ka luftuar, mbrojtur, ishte mirë, por nuk luajtëm lojën tonë. Kemi luajtur kundër një skuadre shumë të fortë dhe duhet ta pranojmë se Çekia ishte më e mirë sot dhe urime për kualifikimin. Kam vetëm një gjë që më rri në kokë, nuk kemi rrezikuar në krijimin e aksioneve. Ju kam thënë lojtarëve luani, luani. Jemi të zhgënjyer me këtë rezultat jo të mirë dhe me një lojë jo të mirë, patëm mundësi të luajmë futboll, por nuk luajtëm. Nuk e kuptoj se si skuadra nuk ka provuar të ndërtojë aksione, kjo nuk ishte loja jonë. Skuadra e Çekisë shtynte përpara, bënte presion, por ne gjithmonë duhet të provojmë, në pjesën e parë nuk arritëm të luajmë.Urime skuadrës, jo për sonte, por kjo fushatë eliminatore ka qenë shumë e mirë dhe dua t’i them gjithë lojtarëve, faleminderit për gjithçka. Kosova duhet të jetë krenare, jo për këtë rezultat sonte, por për këtë skuadër. Patëm disa lëndime, duhet ta dimë këtë, është e qartë, s’kemi shumë lojtarë që mund t’i zëvendësojmë të tjerët, por duhet t’i përgëzojmë të gjithë që kanë dhënë më të mirën.”



