Katar 2022

Challandes: Po të ishin të një planeti tjetër, do të fitonim me Spanjën

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes befasoi me deklaratën e tij pas humbjes 3-1 me Spanjën. Zvicërani u shpreh shumë i kënaqur për lojën e skuadrës së tij për faktin që nuk pësoi më shumë gola.

“Nuk mund t’i them diçka skuadrës, pasi luajtëm kundër një ekipi shumë të fortë. Ata nuk ia japin topin kundërshtarit, mënyra se si lëvizin është një futboll perfekt. Përfundimi i aksioneve mund të mos jetë më i miri, por është gati e pamundur të luash kundër një ekipi si Spanja. Nëse bën presing, ata të kapin në kundërsulm.

Lojtarët tanë vrapuan, provuan, por nuk ishte e mjaftueshme ndaj një skuadre kaq të fortë. Nuk mund të thoni që nuk kemi bërë progres. Kemi luajtur kundër Suedisë dhe Spanjës, dy skuadra shumë të forta, shumë të forta. Kujtoni se do fitojmë? Ndaj këtyre skuadrave prisni progres?!

Spanja i shënoi 6 gola Gjermanisë, e përsëris 6 gola. Progresi ynë ka ndodhur prej vitit 2018. Nuk jeni në planetin e duhur nëse mendoni se duhet të fitonim ndaj Spanjës. Progresi është një rrugëtim i gjatë.”

Mund të kritikoni trajnerin, por jo lojtarët. Skuadra ka probleme, por nuk ishim përballur kurrë me një skuadër të tillë. Ne jemi Kosova, vetëm 12 kombëtare evropiane do të shkojnë në Katar 2022, e kuptoni sa e vështirë është përballë ekipeve si Spanja.”

Mosaktivizimi i Paqaradës: “Unë i besoj skuadrës, por duhet të jemi të durueshëm, i dimë kualitetet tona. Pse nuk luajti Paqarada në vend të Kolollit? Kololli luan në disa pozicione, në sulm dhe në mbrojtje. Është disi më i fortë, por edhe Paqarada është një lojtar i mirë.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency