Challandes: S’më kënaq rezultati, por mentaliteti i Kosovës
Trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes, nuk e ngroh shumë rezultati në sfidën me Greqinë, por mentaliteti I shfaqur nga “Dardanët”. Në përfundim të takimit, trajneri zvicëran u shpreh:
“Ekipi punoi shumë deri në sekondën e fundit. Nuk e shpëtuam ne një pikë, ishte Greqia. Luajtëm futboll, tentuam dhe luftuam. Ekipi im ka luajtur dhe ka tentuar të luajë. Ekipi tregoi mentalitet të mirë. Nuk jam i lumtur me rezultatin, por jam i lumtur me paraqitjen e ekipit. Në fund mund t’i them ekipit urime.”
Vedat Muriqi, autor i atij goli në shtesë, që shmangu humbjen e Kosovës, tha se “Dardanët” meritonin më shumë.
“Sinqerisht po. Patëm zotërimin e topit, sidomos në pjesën e dytë. Sulmuam, nuk u larguam prej sistemit dhe nuk luajtëm me topa të gjatë. U shpërblyem në fund. U gëzuam që ishte në minutën e fundit. Sigurisht me Spanjën do të bëjmë maksimumin dhe luajmë për tri pikë. Pse jo”.



