Champions League për femra/ Hidhet shorti, Vllaznia përballë Chelsea dhe Realit
Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti i fazës së grupeve të Champions League për femra, aty ku merr pjesë edhe Vllaznia, skuadra kampione e Shqipërisë.
Vajzat shkodrane siguruan një kualifikim të jashtëzakonshëm, duke u bërë ekipi i parë shqiptar i femrave që arrin një sukses të tillë.
Shorti ka vendosur Vllazninë në grupin A, aty ku do të ketë kundërshtarë skuadra si Reali i Madridit, Chelsea dhe PSG.
në renditjen e përgjithshme të UEFA-s, Vllaznia mban vendin e 34-t, ndërkohë që PSG (4) dhe Chelsea (6) janë ekipet më të forta të grupit A. Reali mban pozicionin numër 22.




