Championsi “jetik” për financat e Interit, Romës dhe Milanit!
Prej shumë kohësh milionat e Kupës prestigjioze të Europës asaj të Championsit bëjnë diferencën mes asaj që konsiderohet si aristokracia e futbollit dhe pjesa tjetër e proletariatit. Sidoqoftë edhe në këto dy kampe ka skuadra e skuadra që bëjnë diferencën mes njëra tjetrës. Jo vetëm sepse kuotat me peshë të premiove shpërndahen nëpër arkat e klubeve sipas klasifikimit dhe vlerësimit historik të tyre por sepse Championsi siç mund të rezultojë një eufori emocionesh mund të jetë njëherazi një barkë shpëtimi për financat e klubeve ose akoma më shumë një shtysë e mirë në përpjekjet për të rritur dimensionet e një skuadre.
Sezonin e shkuar faturat e Interit për shembull në totalin e plusvalencave kishin arritur kuotën e 300 milionë eurove. 50 milionë janë ndërkohë të ardhurat e këtij viti nga premiot e UEFA-s ndaj një sezon i dytë në Champions do t’i lejtonte ziklatërve të Interit përpilimin e një projekti ambicioz rritjeje dhe qëndrimin korrekt me Fair Play-n financiar.
Sikundër projekton të bëjë edhe Milani që duhet të rikthehet në Champions për të përmbushur pritshmëritë që grupi Elliot ka vendosur dhe verdhekuqtë e Romës tensioni financiar i të cilëve pa pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve do të sillte sakrifikimin e ndonjë lojtari të vyer të organikës. Sigurisht që impaktin më të madh financiar në proporcion me nivelin e skuadrës do ta kishte Atalanta me të ardhura aktualet që arrijnë vetëm 80 milionë euro në total. Ndërkohë që shfira rreth 30 milionë euro e premiove të Championsit do të mirëpritej me entuziamzëm, çka vlen në fakt për të gjitha klubet që kanë shansin të impenjohen në Kupën elitare.



