Charles Leclerc niset i pari në Monza, e ndjek Hamilton
Charles Leclerc fiton “pole position” në Çimin e madh të Italisë, pasi realizoi xhiron më të shpejtë në pistën e Monzës (1:19:307). Piloti nga Monaco e përshkoi pistën 39 të mijtat më shpejt se Lewis Hamilton, që kompleton vijën e parë të nisjes. Në vijën e dytë do të rreshtohen Mercedesi i Valtteri Bottas dhe “kokëkuqja” e Sebastian Vettel. Më tej vijnë njëri pas tjetrit Daniel Ricciardo, Nico Hulkenberg e Carlos Sainz. 10-shja e parë plotësohet nga Alex Albon, Lance Stroll dhe Raikkonen.
Ky ishte “pole position” i dytë radhazi për Leclerc, pas atij që arriti edhe një garë më parë, në pistën e Belgjikës.

Renditja e përgjithshme për pilotë:

Renditja e përgjithshme për skuadra:




