Chelsea akord për Cucurrela, zbulohet shifra e transferimit
Klubi i Chelseat ka gjetur akordin me Brighton për Marc Cucurella. Në sezonin e ardhshëm, mbrojtësi i majtë do të zbarkojë në Stamford Bridge teksa Blutë e Londrës do të paguajnë për kartonin e futbolistit 24-vjeçar plot 63 milionë euro ndërsa tek Brighton do të kalojë futbollisti i talentuar Levi Colëill.
Pritet që në orët e ardhshme, Cucurella të kryejë edhe vizitat mjekësore për të finalizuar plotësisht këtë tratativë. Kujtojmë se Cucurella ishte shumë pranë Manchester Cityt, megjithatë The Citizens hezituan të paguanin më shumë se 40 milionë euro dhe në këtë formë e humbën mundësinë për ta pasur në organikë spanjollin.
Cucurella do të shndërrohet në transferimin e katërt të kësaj merkatoje pas Raheem Sterling, Kalidou Koulibaly dhe Carney Chukëuemeka.



