Chelsea apelon në CAS bllokimin e merkatos, dhe përgatit 3 goditje big!
Chelsea apelon zyrtarisht vendimin e FIFA-s për ti bllokuar merkaton në hyrje për 2 sesionet e ardhshme për shkak të parregullisve që janë vënë re në blerjet e disa futbollistëve minorenë. Klubi londinez e ka çuar çështjen në CAS dhe shpreson se komisioni i arbitrazhit sportiv në Lozanë do ta pranojë apelimin e hartuar nga avokatët e Bluve të Londrës. Apelimi i Chelseat që është ndëshkuar nga FIFA edhe me një gjobë prej 600 mijë dollarësh amerikanë, është diçka që pritej, tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë CAS, por edhe në rast të lënies në fuqi të dënimit, presidenti i Chelseat Roman Abramovich, ka bindjen se ashtu siç ndodhi me Barcelonën dhe Atleticon e Madridit, edhe Bluve të Londrës do tu jepet e drejta të bëjnë blerje në merkaton e kësaj verë me dënimin që do të shtyhej për 2 sesionet e ardhshme, në janar dhe në verë të 2020-ës. Në rast se CAS do të japë dritën jeshile për të lëvizur në merkato Chelsea pritet të shpenzojë më shumë se 200 milionë paund në këtë verë, me emra të tillë si Koulibaly, Isco e Mauro Icardi që qëndrojnë në krye të listës së dëshirave në merkato.
Ja si mund të jetë Chelsea i sezonit të ardhshëm.




