Chelsea blindon francezin Kante, e mbulon në ar!
Chelsea pritet të mbulojë në ar mesfushorin francez N’golo Kante. Klubi londinez ka gati kontratën e re për të blinduar futbollistin shtatshkurtër për të cilin ka shumë kërkesa në merkato me Paris Saint Germain që qëndron në rradhë të parë për të marrë shërbimet e tij. Chelsea do t’i ofrojë një kontratë të re disa vjeçare Kantes nga e cila ai do të përfitojë shumën e çmendur të 326 mijë eurove në javë nga 169 mijë euro që përfiton aktualisht. Kante është një lojtar i pazëvendësueshëm edhe për skemat e trajnerit Maurizio Sarri dhe kjo është një nga arsyet kryesore që presidenti Abramovich nuk dëshiron kurrësesi të privohet nga shërbimet e tij.



