Chelsea humbet trajnerin pak orë para ndeshjes, Tuchel në dyshim edhe për Botërorin e Klubeve
Thomas Tuchel ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe në këtë formë do ta ketë të pamundur të drejtojë nga stoli blutë në ndeshjen e raundit të 1/16-tave në FA Cup ndaj Plymouth me teknikun gjerman që është vetizoluar për të shmangur një përhapje të virusit në organikën e lojtarëve.
Ndërkaq, është vendosur në dyshim prezenca e Tuchel në Botërorin e Klubeve, teksa skuadra e tij do të udhëtojë në javën e ardhshme në Abu Dhabi për të diskutuar trofeun ndërkontinental, ndërsa mban rolin e favorites kryesorë për të triumfuar.
Rregullat në Britani janë të qarta dhe Tuchel duhet të qëndrojë për pesë ditë në karantinë, ndaj nëse gjithçka shkon sipas planit, 48-vjeçari mund të bashkohet me skuadrën vetëm ditën e ndeshjes teksa Chelsea do të zbresë në fushë të mërkurën ndërsa pret fituesen e çiftit Al-Hilal-Al Jazira.
Sakaq, në rastin më të keq, Tuchel do të humbiste ndeshjen e parë të Chelsea-t, ndërsa do t’i bashkohej skuadrës në fundjavën e ardhshme në finalen e mundshme apo në sfidën për vendin e tretë, në varësi të rezultatit në gjysmëfinale.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



