Featured

Chelsea i ul kokën Lukakut, e detyron të kërkojë falje (video)

Romelu Lukaku ka kërkuar falje dhe do të kthehet në skuadrën e Chelseat për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup, kundër Tottenhamit, të mërkurën thotë menaxheri Thomas Tuchel. Në një intervistë ekskluzive për faqen e klubit, sulmuesi belg deklaroi:

“Duhet të isha shumë më i qartë në mesazhin tim. Intervista kishte të bënte me lamtumirën e tifozëve të Interit dhe nuk kishte të bënte me përpjekjen për të mos respektuar tifozët e Chelseat, shokët e mi të skuadrës, klubin dhe trajnerin. E kuptoj plotësisht zhgënjimin e fansave, por tani më takon mua të sigurohem që të tregoj përkushtimin tim, 100%.”

Në intervistën e regjistruar në dhjetor, nënshkrimi rekord i klubit të Chelseat prej 97.5 milionë stërlinash tha se nuk ishte “i kënaqur” me rolin e tij të vogël nën drejtimin e Tuchelit dhe do të dëshironte të kthehej tek Interi në në të ardhmen e afërt. Por Lukaku në mesazhin e tij të drejtpërdrejtë për tifozët e klubit shtoi:

“Më vjen keq për shqetësimin që kam shkaktuar. Ju e dini lidhjen që kam me klubin dhe e kuptoj plotësisht që jeni të mërzitur. Nuk ishte momenti i duhur dhe dua të shoh përpara, të fitojmë ndeshjet e ardhshme”.

Lukaku ka shënuar shtatë gola në 18 paraqitje që kur u ribashkua me Chelsea-n gushtin e kaluar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency