Merkato

Chelsea kërkon mbrojtës, në skenë del Hummels!

E ardhmja e Mats Hummels mund të jetë në Premier League. Qëndërmbrojtësi nuk është më një lojtar i pazëvendësueshëm tek Bayern Munich dhe nuk përjashtohet largimi i tij nga kampionët e Bundesligës. Disa klube kanë shfaqur interes për gjermanin, megjtihatë Chelsea duket se ka kryer hapa konkrete për të përfituar shërbimet e 30-vjeçarit. Trajneri Sarri i ka përcaktuar listën e prioriteteve drejtores sportive Marina Granovskaia dhe në majën e listës është një qëndërmbrojtës.

Londinezët ende nuk kanë parashtruar ofertën e tyre në zyrat e klubit bavarez, megjithatë Bayerni i ka paraprirë duket bërë të qartë kërkesën, Chelsea duhet të paguajë jo më pak se 38 milionë euro nëse dëshiron kartonin e Mats Hummels duke shtuar se nëse anglezët dëshirojnë që gjithçka të mbyllet me sukses duhet ta depozitojnë ofertën në fjalë brenda datës 14 janar, në mënyrë që ti japin mundësi Bayernit të nënshkruajë me një tjetër qëndërmbrojtës.

Ndërkohë që vetë futbollisti e ka shprehur qartazi vullnetin e tij për t’u transferuar në “Stamford Bridge” duke qënë se është mjaft i tërhequr nga një aventurë e re në Premier League. HUmmels i cili e ka nisur karrierën tek Bayern  Munich, por i ngiti shkallët në përvojën 9-vjeçare me Dortmundin, gjatë këtij sezoni ka zbritur në fushë në vetëm 9 ndeshje me fanellën e skuadrës nga Bavaria.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency