Premier League

Chelsea kërkon të kthejë në “Stamford Bridge” Nathan Ake

Tottenham dhe Chelsea po mbajnë nën vëzhgim mbrojtësin e Bournemouthit, Nathan Ake. Holandezi është duke bërë një sezon mjaft të mirë, duke qenë një ndër mbrojtësit që ka impresionuar më shumë deri tani në Premier League.

24-vjeçari ka qenë më parë pjesë e “Bluve” të Londrës, para se të transferohej te Bournemouthi fillimisht në formë huazimi në vitin 2016 e më pas një vit më vonë, drejtuesit e këtyre të fundit të vendosnin të blinin kartonin e tij.

Paraqitjet pozitive të tij kanë bërë që Chelsea të rikthejë vëmendjen nga holandezi, i cili po ashtu pëlqehet edhe nga Tottenham. Megjithatë Chelsea duket më i favorizuar, pasi ata kanë të drejtë që të aktivizojnë klauzolën e riblerjes së Ake për një shumë prej 45 milionë paundë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency