La Liga

Chelsea mbetet pa mbrojtje, Barcelona akord me anësorin e “Bluve të Londrës”

Barcelona ka gati goditjen e parë për merkaton e verës teksa mediat spanjolle raportojnë se katalanasit kanë arritur akordin me Cesar Azpilicuetën nga Chelsea. Mbrojtësi ishte nën shënjestrën e Barçës prej më shumë se një viti, megjithatë falë një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimin edhe për një tjetër vit, ia kanë dalë ta bindin lojtarin.

Sakaq, 32-vjeçari do të përfitojë një pagë të majme prej 13 milionë euro në sezon, ndërsa trajneri Xavi Hernandes mund t’i gëzohet eksperiencës së Azpilicuetës në repartin difensiv. Kështu, mbrojtësi anësor mbyll pas një dekade aventurën me Chelsea ku u shndërrua në kapiten ndërsa fitoi edhe trofe të rëndësishëm si Premier League dhe Champions League.

Me largimin e Azpilicuetës, te Chelsea dhe trajneri Thomas Tuchel shtohen “hallet” sa i përket prapavijës pasi edhe Rudiger ka konfirmuar se do ta mbyllë me anglezët teksa do të transferohet te Real Madrid.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency