Chelsea mendon ta huazojë Davide Zappacostan
Davide Zappacosta mund të largohet nga Chelsea gjatë merkatos së verës. Mbrojtësi nuk po gjen hapësirat e dëshiruara dhe për këtë klubi, që nuk dëshiron ta humbasë kartonin e tij përfundimisht, mund ta lërë lojtarin të largohet në formë huazimi. Në skuadrën e drejtuar nga Frank Lampard, titullari në rolin e 27-vjeçarit është Cesar Azpilicueta, duke e kthyer kështu Zappacostan në një lojtar stoli. Sezonin e kaluar me blutë e Londrës ai është aktivizuar 17 herë, nga këto 10 prezenca i ka në Europa League dhe 4 në Premier League.



