Chelsea ndan mendjen për Brojën, “bomberit” kuqezi i jepet shansi i madh
E ardhmja e Armando Brojës, me sa duket, është vendosur përfundimisht. Klubi i Chelsea-t ka zyrtarizuar ekipin e parë para nisjes së sezonit të ri dhe në listën e publikuar, “bomberit” shqiptar i është dhënë numri 18, të cilin e mbante edhe te Southamptoni sezonin e kaluar.
21-vjeçari, sapo përfundoi periudhën e huazimit, u bashkua me “Blutë” e Londrës në përgatitjet për sezonin e ri. Broja pësoi një dëmtim dhe u detyrua të lërë Amerikën për t’u rikthyer në Angli.
Rikthimi i tij në Londër kishte të bënte me faktin se 20-vjeçari mund të niste bisedimet me një klub tjetër për t’u transferuar pa nisur sezoni, por Thomas Tuchel e shprehu hapur dëshirën për ta mbajtur në ekip.
Broja u rikthye shumë shpejt nga dëmtimi dhe ishte pjesë e 11-shes titullare përballë Undineses. Paraqitjet e tij të mira me Southamptonin, me sa duket, kanë bindur drejtuesit e Chelsea-t për t’i dhënë besim talentit 20-vjeçar dhe “yllit” të Kombëtares Shqiptare.



