Futboll

Chelsea në finale të Carabao Cup, Tottenhami bie pas penalltive

Chelsea u kualifikua mes drithërimash në finalen e Carabao Cup, ku do të përballet me Manchester City-n. Blutë e Londrës eliminuan në derbi Tottenhamin vetëm pas goditjeve të 11-metërshave, pasi sfida përfundoi 2-1 për blutë e Londrës, ndërsa në përballjen e parë Spurs-at kishin fituar 1-0 (nuk merret parasysh goli në fushën kundërshtare). Ngolo Kante dhe Eden Hazard kaluan në epërsi të dyfishtë skuadrën e Sarrit në “Stemford Bridge”, por në pjesën e dytë shkurtoi në 2-1 diferencën spanjolli Llorente.

Deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndryshim rezultatin, ndaj finalisti i Carabao Cup duhej vendosur nga goditjet e penalltisë. Në dy seritë e para realizuan Eriksen dhe Lamela për Tottenhamin dhe Willian e Azpilicueta për Chelsea-n.

Në serinë e tretë gaboi Dier por shënoi Jorginho, ndërsa në serinë pasardhëse dështoi Lucas e realizoi David Luiz, pa qenë nevoja që të goditeshin penalltitë e pesta.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency