Premier League

Chelsea në superformë, fiton thellë derbin ndaj Tottenham!

Chelsea fiton supersfidën e javës së 5-të të Premier League dhe nuk i ndahet Liverpoolit dhe Manchester United duke i barazuar në kuotën e 13 pikëve në krye të renditjes. Në derbin ndaj Tottenham në shtëpinë e Harry Kane me shokë, triumfoi pikërisht Chelsea me shifrat e thella 0-3. Pas një pjese të parë me shumë raste por pa gola, Chelsea i Tuchel tregoi të gjithë supermacinë e tij me me dy gola të shpejtë nga Thiago Silva në të 49-ën dhe Ngolo Kante në të 57-ën. Për të vendosur në kasafortë fitoren e bluve mendoi mbrojtësi gjerman Rudiger që shënoi në shtesë. Për Tottenhamin kjo ishte humbja e dytë radhazi pas asaj ndaj Crystal Palace me skuadrën e Nuno Espirito Santo që ka humbur terren në renditje.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency