Chelsea “ngec” në shtëpi, komplikon garën për Champions
Chelsea ngeci sërish në shtëpi, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, në sfidën e zhvilluar përballë skuadrës së Wolvesit.
Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri e pa veten në disavantazh në fillim të pjesës së dytë dhe vuajti shumë për të gjetur golin përballë kundërshtarëve.
Barazimi erdhi vetëm në minutat shtesë, kur kapiteni Eden Hazard arriti të shënojë një gol mjaft të bukur, me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës.
Dita e sotme ishte një mundësi mjaft e mirë për “blutë e Londrës”, sa i përket garës për zonën Champions League, pasi dy skuadrat rivale, Arsenal dhe Manchester United, do të përballen me njëra-tjetrën pasditen e sotme.
Liverpooli nuk i ndahet M.City-t, 2-golsha për Firmino dhe Mane!



