Premier League

Chelsea nuk fal, pikë të plota në startin e kampionatit

Pas Liverpoolit në mesditë, edhe Chelsea është përgjigjur me të njëjtën monedhë, duke arritur të fitojë edhe ndeshjen e katërt, në katër të luajtura ëpr sezonin 2018-2019.

Blutë e Londrës mposhtën me rezultatin 2-0 Bournemouthin, në një sfidë ku sërish dominuan me kontrollin e topit, duke vendosur shifrat 72 % – 28 %.

Gjithsesi skuadra e Sarrit vuajti shumë në finalizim dhe golin e parë e gjeti vetëm në minutën e 72-të, me anë të spanjollit Pedro Rodriguez, ndërsa 5 minuta nga fundi, Eden Hazard vulosi triumfin.

Tashmë londinezët i bashkohen Liverpoolit në krye të renditjes, me pikë të plota në këto katër javë të para.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency