Premier League

Chelsea nuk i ndahet Liverpoolit, fitojnë City e Arsenali

Chelsea i Maurizio Sarrit nuk i ndahet Liverpoolit. Start fantastik për ish trajnerin e Napolit në stolin e Bluve të Londrës. 5 ndeshje dhe 5 fitore për Blutë e Londrës që sëbashku me The Reds janë dy skuadrat e vetme që kanë pikë të plota pas 5 javësh. Në Stamford Bridge përballë Cardiff City-it u dukur sikur do ishte një ndeshje e vështirë për Chelsea-in kur uellsianët kaluan në avantazh por me një super Eden Hazard që realizoi 3 herë dhe golin e brazilianit Willian, Chelsea mori një fitore të thjeshtë me shifrat 4-1. Të lehtë e pati dhe Manchester City që në Etihad kaloi pa probleme Fulham me rezultatin 3-0 me golat e Leroy Sane, David Silva dhe Rahem Sterling. Arriti fitoren e tretë radhazi dhe Arsenali që mposhti në transfertë Neëcastle me shifrat 2-1 me golat e Granit Xhakës dhe Mesut Ozil. Në sfidat e tjera, Bournemouth mposhti 3-2 Leicester ndërsa Huddersfield u mposht në shtëpi 0-1 nga Crystal Palace.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency