Merkato

Chelsea piketon një turk, si pasuesin e Hazard!

Roma mund të humbasë një tjetër talent të artë në merkaton e kësaj vere. Bëhet fjalë për turkun Cengiz Under i cili aktualisht është i dëmtuar. Lojtari në fjalë shikohet nga drejtuesit e Chelseat si pasuesi i mundshëm i Eden Hazard i cili pritet të largohet nga Blutë e Londrës në drejtimin të Realit të Madridit gjatë verës së ardhshme.Megjithatë për presidentin rus të Chelseat Roman Abramovich nuk do të jetë e thjeshtë të bindë Romën të lejojë largimin e lojtarit turk sepse pas emrave të tillë si Salah, Allison, Strotman e Nainggolan, klubi verdhekuq nuk është i gatshëm të humbasë një tjetër yll.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency