Premier League

Chelsea shënjestron Icardin, e do Conte

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi që këtë sezon numëron plot 11 gola në 12 ndeshje të Serisë A, një prej më të mirëve në këtë kampionat është vënë në objektivin e anglezëve të Chelseat, të cilët janë të gatshëm të paguajne klauzolën prej 110 milionë eurosh që parashikon kontrata e tij me zikaltërit në rast të prishjes parakohe të saj.  Statistikat e tij gjithashtu janë mbresëlënëse pasi flasin për një gol që mban autorësinë etij në cdo 97 minuta. Falë edhe  Alvaro Moratës, Conte do të mund të krijonte kështu një duet të frikshëm sulmi në Premier League, pikërisht aty ku ka kjo skuadër ka nevojë për përforcim.  Blutë aktualisht renditen 9 pikë poshtë kryesuesve të Manchester City. Skuadra e Guardiolës ka shënuar 38 gola në 11 takime krahasuar me vetëm 19 të Chelseat. Merkato e veres e pa Conten të kontraktonte  Alvaro Moratën pikërisht me qëllimin për të rritur rendimentin e golave të shënuar dhe me argjentinasin 24 vjecar Blutë  e Londrës do të kishin një dyshe të frikshme përpara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency