Chelsea shpërdoron, United i merr një pikë, por blutë mbeten në krye
Chelsea nuk shfrytëzon dot faktorin Stamford Bridge dhe formën shumë të dobët që po kalon Manchester United në Premier League për të marrë fitoren e radhës. Superndeshja e javës së 13-të të Premier League u mbyll në një barazim 1-1 me Chelsean që gjithsesi ruajti kreun e renditjes por tashmë me vetëm 1 pikë avantazh nga Manchester City dhe 2 nga Liverpooli. Në Stamford Bridge Blutë e Londrës kishin diçka më shumë se United pavarsisht mungesave të emrave të mëdhenj si Kante, Kovacic, Chillëell apo edhe Lukaku që ishte në stol dhe hyri në fushë vetëm pak minuta në fund. Gjithsesi skuadra e Tuchel nuk konkretizoi rastet që iu paraqitën në fraksionin e parë të lojës edhe pse goditi edhe një traversë.
Në pjesën e dytë ishte United që surprizoi Chelsean me Jadon Sanchon që shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë golin e tij të parë në Premier League me Djajtë e Kuq dhe njëkohësisht golin që zhbllokoi shifrat në minutën e 50-të. Gjithsesi Chelsea nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte shifrat me Jorginhon që kthehu në gol një penallti të fituar nga Thiago Silva në minutën e 69-të.
Deri në fund Blutë e Londrës tentuan me të gjitha mënyrat për ta fituar ndeshjen por Timo Werner humbi dy mundësi të mira përpara se Rudiger në aksionin e fundit të godiste mbi tra i lirë në qëndër të zonës. Rezultati i dytë pozitiv radhazi për Michael Carrik në stolin e United, me ish-mesfushorin që e aktivizoi vetëm në minutën e 64-t Cristiano Ronaldon në këtë sfidë me portugezin që nuk arriti të linte shenjë.



