Champions League

Chelsea me një këmbë në çerekfinale, Vlahovic gol me prekjen e parë

Chelsea hedh një hap të sigurt drejt fazës çerekfinale të Champions League-s. Skuadra londineze, fituese në fuqi e kompeticionit, mposhti 2-0 në “Stamford Bridge” Lillen e tashmë shkon e qetë në sfidën e kthimit. Vendësit realizuan nga një gol në çdo pjesë, duke e kontrolluar lojën në çdo aspekt. Të parin e realizoi gjermani Kai Havertz në minutën e 8-të, i shërbyer nga Ziech, ndërsa golin e sigurisë e shënoi Pulisic në të 63-tën, pas topit të marrë nga Kante.

Përfundoi pa fitues (1-1)  sfida në “Estadio de la Ceramica” mes Villarrealit dhe Juventusit, edhe pse kuptohet bardhezinjtë e kanë një lloj epërsie për të avancuar me tej. Dusan Vlahovic realizoi në ndeshjen e parë në këtë kompeticion, madje me prekjen e parë, pas vetëm 32 sekondash lojë. Gjithsesi, pas shumë përpjekjesh “Nëndetësja e Verdhë” barazoi me Parejon në ë 66-tën,  duke mbajtur të hapur çështjen e kualifikimit.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency