Merkato

Chelsea synon sulmuesin e Juves, gati oferta 100-milionëshe

Chelsea kthehet në sulm për Federico Chiesa-n. Lajmin e bën të ditur Daily Mail, duke servirur edhe detajet e ofertës që po përgatit klubi i Roman Abramovoch. Për të marrë sulmuesin e krahut të Juventusit, blutë janë gati të vënë në pjatë 84 milionë paund, diçka më pak se 100 milionë euro. Shifra të frikshme, që mund të bëjnë të lëkunden drejtuesit bardhezinj, që me shitjen e tij do të mund të arrinin te Vlahovic.

Në Angli nuk kanë dyshime në lidhje me synimet e Marina Granovskaia dhe stafit të saj. Federico Chiesa i pëlqen shumë Chelseat prej kohësh, dhe Tuchel do të ishte shumë i lumtur që ta kishte në dispozicion për 4-2-3-1 e tij, në të djathtë apo në të majtë pak rëndësi ka. Ajo që ka rëndësi është se lojtari i ka bindur të gjithë në “Stamford Bridge” duke u bërë kështu objektivi numër 1 i Chelseat.

Një objektiv i mundshëm duke parë shifrat që përmenden. Për momentin Chiesa i ka kushtuar Juves vetëm nja 10 milionë euro, por verën e ardhshme bardhezinjtë duhet të derdhin në arkat e Fiorentinës plot 40 milionë euro, për të kompletuar operacionin prej rreth 50 milionë eurosh.

Pak a shumë gjysma e asaj që ofron Chelsean dhe që me bilancin në dorë, do të garantonte një fitim të majmë dhe para në Cash për të bindur Fiorentinën që të shesë Vlahoviç, dhe pastaj Juvja mund të nisë rithemelimin e skuadrës, bashkë me shitjet e Rabiot, Kulusevski, Arthur dhe Ramsey.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency