Chelsea me “5 yje” ndaj Stoke, Salah nderon Liverpoolin, humbet Evertoni
Chelsea i Antonio Contes e mbylli vitin me një fitore të thellë 5-0 ndaj Stoke City-t brenda në “Stamford Brigde”. Blutë e Londrës ishin të papërmbajtshëm që në fillim të sfidës, teksa shënuan me Rudiger dhe Drinkwater në minutat 4 dhe 9, ndërsa në të 23-tën Pedro i çoi shifrat në 3-0. Në pjesën e dytë, Willian shndërroi në gol një 11-metërsh, ndërsa Zappacosta vulosi rezultatin përfundimtar në 5-0.
Liverpooli arriti të fitonte 2-1 me përmbysje në “Anfield” ndaj Leicester City-t. Lojtari që bëri diferencën te “The Reds” ishte Salah, që shënoi dy gola në pjesën e dytë, duke zhvelrësuar finalizimin e Vardy-t që në minutën e 3-të.
Fraser ishte heroi i Bournemouthin në fitoren 2-1 me Evertonin. Skocezi 23-vjeçar realizoi për vendasit në minutën e 33-të, ndërsa në pjesën e dytë barazoi Gueye, por pa mundur ta shmangte humbjen për ekipin e Allardyce, pasi në shtesë Fraser shënoi të dytin personal dhe të fitores për Bournemouthin.
Swansea fitoi 1-2 në fushën e Watford, teksa për vendasit zhbllokoi rezultatin Carrillo, por Ayew dhe në minutën e fundit Narsing befasuan tifozët në “Vicarage Road”, për t’u dhënë tri pikë të çmuara miqve.
Takimi mes Newcastle dhe Brighotn pëfundoi 0-0



