Merkato

Chicago Fire prezanton futbollistin shqiptar, Lyoni fiton 7 milionë euro

Kthesë e papritur në karrierën e Xherdan Shaqirit. Futbollisti shqiptar largohet nga Lyoni në Ligue 1 për ta vijuar karrierën në Amerikë, me Chicago Fire. Në moshën 30-vjeçari, ish-futbollisti i Bazelit, Bayernit, Interit, Liverpoolit, Stoke City-t, vendos të kalojë në MLS, atje ku vendosin të mbyllin karrierën shumë futbollistë të mëdhenj.

Vetë klubi nga Chicagio ka zyrtarizuar blerjen e Shaqirit, për kartonin e të cilit Lyoni do të përfitojë 7 milionë euro, 1 milionë më shumë nga ç’e kishte blerë nga Liverpooli në verë. Shaqiri do të jetë i lidhur me klubin nga Ilinois deri në sezonin e vitit 2024.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency