Serie A

Chiellini: Champions më mungon, e tentojmë sivjet. Tërheqja? Do këshillohem me Ibrën…

Giorgio Chiellini feston 38-vjetorin në muajin gusht, por nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli. Mbrojtësi, i cili ka kontratë me Juventusin deri në 2023, karikon shokët e skuadrës përpara sfidës ndaj Villareal në Champions.

Takimi i luajtur në Spanjë përfundoi në barazim 1-1, dhe bardhezinjtë do të tentojnë të mërkurën fitoren në Torino për t’u kualifikuar në çerekfinalet e kompeticionit që Chiellini nuk e ka fituar kurrë.

Champions League është trofeu që më mungon, ndërsa Juventusit i mungon prej vitit 1996. Ne do të përpiqemi këtë vit ta fitojmë trofeun. I jemi afruar shumë afër, tentojmë çdo sezon, por është një turne ku jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë.

Në tre vitet e fundit jemi eliminuar nga Ajax, Lyon dhe Porto, kështu që nuk mund të jemi të kënaqur. Gjithsesi, ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar Champions League.

Tërheqja nga futbolli? Ndoshta do më duhet t’i bëj një telefonatë Zlatanin (Ibrahimovic) dhe të vendos bashkë me të”, deklaroi duke buzëqeshur kapiteni i Juventusit.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency