Chiellini prezantohet në Amerikë: Nuk e di pse firmosën me mua!
Giorgio Chiellini është prezantuar në Amerikë tek skuadra e Los Angelos FC. Ish-futbollisti i Juventus tashmë në moshën 37-vjeçare do të provojë një aventurë ndryshe, ndërsa është në ditët e tij të fundit si futbollist aktiv. Në prezantim, Chiellini është treguar edhe modest duke theksuar se skuadra amerikane ka mbrojtës shumë të mirë dhe se nuk e kupton përse drejtuesit e zgjodhën.
“Është një kapitull emocionues në karrierën time, më ka pëlqyer gjithnjë Amerika dhe Los Angelos. E kam menduar shpeshherë vetën si lojtar këtu në Amerikë dhe mezi pres të startoj këtë eksperiencë të re. Por, dua të jem i sinqertë.
Kur pashë skuadrën në ndeshje vura re se aty ka mbrojtës të shkëlqyer, nuk e kuptoj pse më kërkuan mua. Los Angelos ka një mbrojtje fantastike dhe skuadër fantastike. Unë mund t’i ndihmoj, dhe jo vetëm në fushën e lojës”, u shpreh Chiellini.



