Merkato

Chiesa do Juventusin, por presidenca e re bllokon transferimin

Federico Chiesa do të mbetet te Fiorentina edhe për një tjetër vit, Këtë e thotë me bindje krahu i djathtë i presidentit Commisso, Joe Barone, i cili thekson se ylli i skuadrës do të veshë sërish fanellën vjollcë, për sezonin e ardhshëm.

“Chiesa do të mbetet te Fiorentina, pa ‘nëse’ dhe ‘por’. Mezi pres ta takoj Federicon në Shtetet e bashkuara, kur të vijë me skuadrën për International Champions Cup”, tha Barone për mediat italiane.

Në fakt kohët e fundit është aluduar shumë për një interes të Juventusit ndaj sulmuesit të talentuar, madje në Itali këmbëngulin se Chiesa ka edhe një akord paraprak me bardhezinjtë, por ndryshimi i pronësisë së Fiorentinës, bëri që të prisheshin edhe planet.

Klubi vjollcë kaloi në fillim të qershorit nga vëllezërit Della Vale, te manjati italo-amerikan Rocco Commisso, i cili ka ndërmend të investojë fuqishëm, për të ngritur skuadrën në nivele të larta dhe Chiesa shihet si njeriu ideal për të udhëhequr këtë projekt.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency