Serie A

Chiesa fut në krizë Milanin, Hysaj titullar në fitoren e Napolit

Milan nuk ia doli të merrte qoftë një pikë në sfidën e “San Siros” me Fiorentinën, duke humbur edhe vendin e katërt në klasifikimin e Serisë A, që iu rrëmbye Lazio. Formacioni kuqez, që vinte me shumë mungesa në këtë përballje me ekipin vjollcë u ndëshkua në minutën e 73-të, nga një supergol i realizuar nga Chiesa me një goditje të kalibruar nga jashtë zonës. Për kuqezinjtë kjo humbje erdhi pas dy barazimeve radhazi dhe shënon një ecuri të dobët në në muajin dhjetor, çka ka vënë në diskutim serioz edhe pozicionin e Gattusos.

Napoli u kursye në takimin e “San Paolos” ndaj SPAL-it, duke shënuar vetëm një gol në fund të pjesës së parë me Raul Albiol. Vlen të theksohet fakti që Elseid Hysaj është aktivizuar titullar në këtë sfidë nga Ancelotti dhe ka qëndruar në fushë deri në vërshëllimën e fundit të kryesorit.

Ndeshje e pafat për Etrit Berishën në Genoa – Atalanta, që u mbyll me suksesin 3-1 të vendësve.  Ilicic dështoi të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë për bergamaskët në të 36-ën, ndërsa i zakonshmi Piatek nuk fali në shtesën e fraksionit të parë, duke i dhënë epërsinë ekipit të tij. Zapata barazoi me 11-metërsh në të 55-ën, por Genoa  u kundërpërgjigj me dy gola që mbajnë firmën e Lazovic dhe të Piatek. Atalanta e mbylli takimin me 10 lojtarë, pasi Paolomino dhe Toloi u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Empoli u mposht 2-4 nga Sampdoria, ndërsa dy takimet e tjera, Sassuolo – Torino dhe Udinese – Frosinone përfunduan me të njëjtin rezultat 1-1.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency